Apeli i GJKKO lë në burg Lefter Kokën. Në seancën e kësaj të premteje, Gjykata e Apit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie, duke vendosur që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë e cila vendosi qe ish-ministri të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ndaj ish ministrit të mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzhohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Sipas prokurorisë ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.
Diskutime rreth kësaj post