Gazetari i njohur Adriatik Doçi ka komentuar çështje si korrupsioni, tenderat dhe konçensionet dhe si kanë vijuar ato në vendin tonë.
Doçi tregoi gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhej Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit në periudhën e Sali Berushës dhe se si emërimet e nxituara dhe emrat që ai zgjodhi në krye të tij sollën situatën që kemi sot. Doçi tha se pa një lloj konsensusi mes Berishës, Ilir Metës dhe palëve të tjera politike lidhur me emërimin në krye të Evgjeni Basharit, e cila ka mbajtur postin e Sekretares së Pergjithshme të ILDKPKI.
“Në 2012 Berisha emëroi me shpejtësi marramendëse prokurorë e gjyqtarë. Emëroi dhe kryetaren e ILDKPI, Zana Xhukën që e shkarkoi e majta sapo erdhi në pushtet. Unë kam qenë brenda dhe ishte çmenduri, dosje politikanësh të hedhura ngado. Me gjithë kundërshtimet e Berishës u vendos Shkëlqim Gani që bëri kallëzime shumë të guximshme i çoi dhe në Prokurori pavarësisht se i mbyllën atje. Pasi atij i mbaroi mandati u emërua sekretarja e Përgjithshme e ILDKPKI në atë pozicion dhe askush nuk e kontestoi. As Berisha,as Meta e as ndonjë fraksion tjetër politik. U duk sikur ishte një kompromis i heshtur mes tyre. Dhe ja ku është përfundimi, 17 mijë kallëzime”, tha Doçi.
Diskutime rreth kësaj post