Një emigrant pakistanez azilkërkues, gjeti një çantë të humbur në një rrugë në Firence, brenda së cilës kishte 1000 euro. Edhe pse 30-vjeçari ishte i papunë, vendosi të shkonte në një nga komisariatet e policisë dhe ja dorëzoi personelit të rojës.
Agjentët më pas ja kthyen pronarit, një tjetër emigrant, i cili kishte humbur çantën në via Baracca.
Gjesti i ndershmërisë së 30-vjeçarit u vlerësua nga punonjësit e policisë.
“Kur pashë çantën në tokë mendova menjëherë se duhej t’ia ktheja pronarit, nuk mund të bëja ndryshe”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post