Roland Bejko, foli për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai u shpreh në një intervistë në “Neës 24” se fillimisht duhet të ndodhë bashkimi real i Partisë Demokratike dhe më pas të diskutohej mbi çështjen e Presidentit.
Sipas tij, pranë ish-kryeministrit Sali Berisha qëndrojnë persona që i kanë qëndruar besnikë dhe kanë ndarë para me të, në kohën kur e djathta ishte në pushtet.
“Duhet të gjendet një formulë, që PD të bashkohet, të bëhet opozitë e vërtetë e mbështetur në parime dhe jo dilema individësh. Duke qenë se kemi të bëjmë me një kryeministër autokrat, nuk është se prisja një gjë të madhe, duke pasur parasysh jo vetëm kush është Edi Rama. Ata që i shkojnë nga mbrapa Berishës, edhe disa ish-ministra të jashtëm shkojnë për interesa personale, do ta thithin 20%. Nuk llogaritet më në PD vetëm nga kontributi, por sa besnik je, sa para ke ndarë.
Opozita është e përçarë. Energjitë i konsumojnë duke sulmuar njëri-tjetrin. Nuk është kjo që do të donin demokratët. Berisha do e vazhdojë foltoret, sepse objektivi i tij është që të mbaj të karikuar militantët e PD. Me Berishën përballë Rama mund të rrijë sa të dojë në pushtet. Ka një grup të Alibeajt dhe një grup tjetër neutralësh. Uroj të jetë një spirale që zgjidh krizën në PD. Unë bëj pjesë të njerëzit që e dua bashkimin e PD.
Unë e shoh veten brenda PD te ato demokratë që jam kundër rikthimit të Berishës në PD. Berishës i mungon karta morale, një kauzë. Përsërit vetveten dhe është i pa besueshëm. Ato që kam lexuar në rrjete sociale, është që artikulon çështjen e pronës.
Shqipërisë do i duhej një President i zgjidhur nga populli dhe me më shumë kompetenca. Ky raport ka humbur. Në rast se digjet edhe raundi i dytë opozita del jashtë loje. Them që nëse do të ketë vullnet, do e shikoja nëse do të kishte angazhim ndërkombëtarësh”, u shpreh Bejko.
Diskutime rreth kësaj post