Karl Nehammer ka ripërsëritur sot se vendi i tij që nuk është anëtare e asnjë Aleance ushtarake, thotë se nuk synon t’i bashkohet NATO-s.
Duke folur pas takimit në Pragë me kolegun e tij Petro Fialo, kancelari Nehammer tha se historia e Austrisë është ndryshe nga ajo e Finlandës dhe Suedisë, dhe se ky shtet synon të ruaj neutralitetin e saj ushtarak.
Megjithatë, theksoi se Austria si anëtare e Bashkimit Evropian ka shfaqur solidaritetin me Ukrainën, duke lejuar që të kryhen dërgesat e armëve në Kiev dhe ka mbështetur sanksionet kundër Rusisë.
Ndërkaq kryeministri çek Fiala tha se kolegu i tij austriak e ka mbështetur idenë e zgjerimit të kapacitetit të naftësjellësit Transalpine (TAL), që përfshin rafineritë e Austrisë, Gjermanisë dhe Çekisë nga terminali në portin italian Trst.
Diskutime rreth kësaj post