Gjykata e Apelit ka vendosur sot që do të ketë në dorë fatin e “vulës” së PD-së pas ankimimit nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri por regjistrimin e statutit të Komisionit të Rithemelimit që buroi nga Kuvendi i PD-së në 11 dhjetor. Lidhur me këtë ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha dhe atij i është kthyer Gazment Bardhi duke thënë se duhet ti japë fud hipokrizisë.
Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Bardhi reagoi ndaj deklaratave të Sali Berishës i cili vijon presionet ndaj Gjykatrës së Tiranës, sa i përket çështjes së PD-së. Bardhi shkruan se Gjykata nuk mund të jetë e pavarur kur gjyqtari Agron Zhukri vendos pro tij.
“Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve”, shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post