Analisti Artur Zheji komentoi diën e sotme në emisionin “Pikat mbi I”, akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK.
Zheji, tha se akuzat e kryeministrit mbrojnë në mënyrë indirekte Sali Berishën, ndërsa shtoi se do të ishte mirë që politika të mos përzihej me punët e drejtësisë.
“Unë mendoj që t’i qëndrojmë asaj që tha ambasadorja amerikane. Politika në të gjitha nivelet vetëm kur është i shantazhuar nga drejtësia e sulmon atë apo e vendos atë në bankën e të akuzuarve. Në momentet që janë si Prokurori Speciale e t’i vendosësh në bankën e të akuzuarve do të thotë që e ndan atë. Ajo akuzohet në mënyrë indirekte se po bën politikë. Pavarësisht sa të mbrojtur janë gjithmonë kanë shumë pika kontakti me opinionin publik dhe zgjatimet të pushtetit. Duhet vendosur një linjë e qartë. Duhet ta ndajmë shapin nga sheqeri për të thënë që SPAK-u të mos preket, sulmohet. Kjo bëhet për të krijuar tym, mjegull dhe nuk sjell gjë të mirë. Akuzat e bëra duken si një sulm ndaj Berishës, por është mbrojtja më e mirë që i bëhet doktorit. Kur kryetari dhe kryeministri i një partie maxhoritare, duke sulmuar Berishën në këtë formë i jep dy karta të rëndësishme Berishës. I jep elektoratit berishist se u tmerrua Rama dhe ka shpallur armikun nr. 1 Berishën. Rama s’e përfill, por tha që është i vdekur. E faktorizon. E do si kundërshtar. E do sepse e ka shumë të thjeshtë. Kalkulimi është i thjeshtë. Ndodh që SPAK-u kompleksohet dhe ka të drejtë. Pra, përtej kësaj. Shumë mirë bën që e mbron doktorin. Ai do të fusë brenda politikës e më pas ta rrahë në të dy krahët. SPAK-u rrudhet, tkurret dhe i bie kurajo.“-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post