Dështimi për t’u lidhur me tre vende për të shpallur rezultatin e jurive gjatë mbrëmjes së djeshme të finales së Eurovision, si duket nuk ka qenë aspak i rastësishëm,
Gjeorgjia ishte një ndër vendet të cilat nuk dhanë live pikët dhe ato u bënë me dije nga mbikëqyrësi i festivalit, Martin Österdahl.
Dhe mesa duket bazuar nga ajo që po qarkullon në rrjet mungesa e përfaqësues së Gjeorgjisë për të dhënë pikët, nuk ka qenë për shkak të një problemi teknik.
Gjithashtu munguan edhe përfaqësuesit nga Azerbajxhani dhe Rumania, pikët e të cilëve u dhanë gjithashtu nga Österdahl. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se kishin vënë re tentativa për të manipuluar rezultatet.
“Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me modele të ngjashme votimi)”, thuhej në deklaratë.
Diskutime rreth kësaj post