Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, po zhvillon fushatën për kryetar të Partisë Demokratike në Lezhë, ku gjatë fjalës së tij, Berisha ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama, që të mos ndryshojë qëndrim në procesin e integrimit europian.
Ai iu referua deklaratave të Ramës se nëse BE, nuk hap negociatat me Shqipërinë, ne do mbajmë qëndrim.
“U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Para zgjedhjeve, mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me 3 ligje. Shumë thanë se nuk e kanë kundër Europës. Çfarë ndodhi këto 8 vite, cilat janë hapat? Tani del dhe thotë se po nuk na e dhatë, do shohim drejtimin. Mos gabo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër, se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar dhe Bashkimi Europian. Paraardhësit kanë luajtur me drejtimin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do jetë shqiptar”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post