Ish-kryeministrit Sali Berisha, është ndalur në Lezhë në turin e radhës, në kuadër të zgjedhjeve të kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ku Berisha, është pritur me brohoritje dhe ovacione nga demokratët e atje, e një prej tyre, i prezantuar si ish-oficer i Gardës, nuk i ka kursyer elozhet për ish-kryedemokratit.
Ai ka thënë se e do atë më shumë se fëmijët e tij, ndërsa ka lënë pa përmendur dhe Gazmend Bardhin e Lulzim Bashës.
Demokrati, ka thënë në mënyrë figurative se; “ato janë lepuj që i hanë me dhëmbë”.
“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në frymën e fundit, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, u shpreh demokrati.
Diskutime rreth kësaj post