Dita e martë, do të jetë e veçantë për tre futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit; Ardian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, ku ata do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Ukrainës, por duke veshur fanellën e Empolit.
Meqë Ukraina po përgatit ndeshjet e play-off të Botërorit si dhe të Ligës së Kombeve, ajo ka grumbulluar në Itali lojtarët që aktivizohen në kampionatin e saj të pezulluar apo ata që kanë mbaruar kampionatet përkatëse.
Si pjesë e përgatitjeve, ata kanë vendosur të bëjnë disa miqësore me skuadrat italiane dhe një ftesë ia kanë dërguar edhe klubit të Empolit.
Ky i fundit ka pranuar menjëherë meqë e ka mbyllur çështjen e mbijetesës dhe të martën, do të luajë në stadiumin e tij një ndeshje miqësore, e cila ka si qëllim edhe të sigurojë të ardhura të cilat më pas të dërgohen në ndihmë të shtetit ukrainas që po përballet me vështirësi të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post