Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidaturën e tij. Gazetari e ka pyetur Elezin nëse ai do bënte koalicion me LSI-në në rast se do vinte në krye të PD-së. Ibsen Elezi e quajti LSI-në tradhtare dhe se nuk do kishte koalicion me aleatë që të braktisin në “luftë”.
Ai deklaroi që është e palogjikshme koalicioni me një të majtë ekstreme si dhe e pamoralshme koalicioni me një parti që kanë lëshuar akuza herë par here me njëra-tjetrën.
Supozojmë një moment që bëheni kryetar i Partisë Demokratike, a do keni koalicion me LSI?
-Koalicioni me LSI-në unë e kam shprehur qartë që është një forcë e majtë tipike që mund t’a shohim në dy aspekte. Në aspektin pragmatist ti mund të jesh me LSI-në dhe ajo sapo të iki Edi Rama të tradhton ty e kalon me ato. E bënë këtë Ilir Meta dhe këto që janë. Mund të bësh koalicion me dikë që të shkosh në betejë dhe të le në rrugë vetëm dhe ikin e i’a mbath nga krahu tjetër të kundërshtarit? Nuk e mban dot. Logjikisht kjo nuk mund të ndodh për shkak se ky të tradhton çdo moment. Nga ana morale akuzat dhe marrëdhëniet që kemi pasur ne nuk na lejojnë të kemi një bashkëpunim.
Diskutime rreth kësaj post