Ka spikatur gjithmonë për karakterin e saj, duke qenë e hapur dhe e drejtpërdrejtë me opinionet e saj, fjala është për aktoren e njohur Rudina Dembacaj, ku e njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme në “Style Star Show”, ku ajo ka qenë pjesë e jurisë.
Në një moment teksa vlerësonte një nga konkurentët në garë, Rudina ka thënë hapur se dikur edhe ajo është veshur me rroba të lira, por që ndihej shumë mirë.
Madje, ka theksuar se më mirë se tani që vishet me firma të shtrenjta.
“Mendoj që stili mund të vijë me gjëra shumë të lira. Mund të vijë me gjëra pambuku, të sajuara vetë. Do ju marrë shembull motrën time, që me lecka të vishet ka aq shumë stil sa ti nuk e kupton fare se ku i ka blerë. Ju betohem se unë kam blerë gjithë jetën rroba të lira, por edhe shumë të lira dhe jam ndjerë gjithmonë mirë, përkundrazi jam ndjerë shumë fashion. Më fashion atëherë se sa sot që kujdesem të kem për statusin marka, apo prit se duhet të jetë cilësore”, u shpreh Rudina.
Diskutime rreth kësaj post