Aktivistja Evi Kokalari, mbështetëse e liderit historik i demokratëve Sali Berisha, vijon replikat në distancë me ish-kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, e cila është afruar sërish në Partinë Demokratike.
Gjithashtu, Kokalari komentoi në “Zonë e lirë”, statusin e saj në rrjetet sociale ku shprehej se Topallit mund t’i bjerë infarct, nëse Majlinda Bregu zgjidhet presidente.
Teksa u pyet nga moderatori Arjan Çani nëse e shikon Topallin si një presidente të mundshme, Kokalari u përgjigj me ironi duke thënë se ajo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe në presidencë do të ishte perfekt.
“Batutat e Jozefinës më duken si në vitin 1980. Jozefina e nisi vetë. Ajo do jetë mirë si president. Presidenti është shumë i izoluar në Shqipëri. Kjo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe si presidente do jetë perfekt. Jozefina këtë problemin që ka me femrat që nuk jep as dorën as nuk përshëndet e ka shprehur edhe me disa të huaja”, deklaroi ajo.
Sipas saj, Topalli nuk e shkrin dot partinë që krijoi në zgjedhjet e shkuara parlamentare, pasi gjykata ia ka rrëzuar vendimin.
“Mori 5 mijë firma për të hapur partinë dhe më thonë se ky është problemi. Kam dokumente që ajo nuk shkrin dot partinë e saj tani. Ajo është akoma anëtare e partisë së vet. I duhen 2/3 të votave për të shkrirë partinë. Ka individë të tjerë që duan të qëndrojnë në parti.
Gjykata ia ka rrëzuar vendimin për shkrirjen e partisë. Ajo mund të dilte shumë hapur. Mua më fillojmë dhe më dërgojnë dokumente. Ky është realitet. Kam dokumente të firmosur nga gjykata. Të njëjtën gjë bënë edhe me Lul Bashën. Nuk është se atë të Muzin me Bashën e kam lënë rehat. Nëse Basha mendon se do ngrejë kokën dhe të krijojë një parti të re, nuk e lë unë rehat”, u shpreh Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post