Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë ku thotë se persona pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, ushtrojnë presion ndaj Gjykatës për ankiminin që është bërë nga Enkelejd Alibeaj, për vendimin që njeh Komisionin e Rithemelimit si struktura drejtuese e Partisë Demokratike.
Bardhi tha se nëse Gjykata u jep sërish Partinë, do të nisin zbatimin e platformës së bashkimit, propozuar nga Enkelejd Alibeaj.
“Njerëz të dërguar nga Sali Berisha kanë ushtruar presin mbi gjykatën. Deri dje thoshte ka ndërhyrë Rama, pastaj Yuri Kim,sot doli Veliaj. Nesër mund të dalë një emër tjetër. Gjykata ka pranuar të dërgojë në apel animimin e Alibeajt. Do të duhet në mënyrë të sinqertë atë që shumicë e kolegëve i prezantuan grupimit që i drejtohet zotit Berisha, platformën e bashkimit. Do të realizojmë atë platformë bashkimi. Nuk ka rëndësi çfarë titulli i jep vetes zoti Berisha. Demokratët do të ndërgjegjësohen se rruga ku ka hyrë një pjesë e PD është e gabuar”, theksoi ai.
Po çfarë ndodh nëse gjykata i jep sërish të drejtë Rithemelimit?
“Do të respektohet vendimi i gjykatës. Sali Berishën nuk e njoh si kryetar. Unë do të vazhdoj të qëndroj në PD. Aty nuk jam për emrin e kryetarit”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post