Deputeti i PD, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 8 Janarit, e cila është paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në facebook, Këlliçi shkruan se “Porti i Durrësit, aseti më i madh i ekonomisë kombëtare, do të shkojë për skrap”, duke iu referuar investimit nga investitorët arabë. Kjo sipas tij është një nga arsyet kryesore të nevojës për opozitë në vend.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
“Porti i Durrësit, aseti më i madh i ekonomisë kombëtare, do të shkojë për skrap.
Në ndërrimin e viteve presim të shohim një spektakël qeveritar, ku kryehajduti do të na e shesë këtë aferë koncensionare si shpëtimin e Shqipërisë.
Qeveria nuk administron asgjë. Shqipëria është dhënë e gjitha me koncension.
Prandaj ulërin nevoja për opozitë. Një opozitë që është në gjendje të ndalë shitjen e Shqipërisë me një trokitje gotash në një darkë bifteku.
Kjo është një qeveri tradhtare me një kryeministër ikonë e korrupsionit në Europë.
Kjo është një arsye më shumë që shqiptarët t’i bashkohen protestës kombëtare të 8 Janarit.
Të ndalim së bashku fundosjen e Shqipërisë!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post