Nga Bubqi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar reformën e re të qeverisë. Ai tha se objektivi i qeverisë është që brenda kësaj dekade të strehohen të gjitha familjet që janë në nevojë, por të ndihmohen edhe çiftet e reja.
“Po përgatitemi për një reformë për strehimin, pasi është për të qeshur sot, se të qarat i kaluam në momentin e fatkeqësisë. Me një program të ri dhe me çfarë kemi mësuar dhe me FSHZH-në që ka qenë lokomotiva ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera që nuk kanë mundësi që ta blejnë me të ardhurat e tyre dhe t’u japim mundësinë edhe shumë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të kenë një strehë për fëmijët e tyre.
Do të fillojmë projektet e strehimit për njerëzit që kanë nevojë, qoftë për çiftet e reja. Për ata që duan të ndërtojnë një jetë të re dhe nuk e kanë të lehtë të shkojnë të marrin kredi nga bankat”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post