Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar kryetarin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Dimitar Kovaçevski për postin e kryeministrit. Kovaçevski dekretin e mori të mërkurën në kabinetin presidencial, pasi LSDM-ja paraprakisht e kishte njoftuar përmes një letre se ka siguruar shumicën në Kuvend për votimin e Qeverisë së re.
Kryetari i LSDM-së do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka thënë se pret që Qeveria e re të nisë punën më së voni deri më 18 janar, pas paraprakisht të jetë votuar në Kuvend me 61 vota të deputetëve.
Diskutime rreth kësaj post