Kundëradmirali Adnand Agastra, me detyrë ‘Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes’, në Forcën Detare, emërohet ‘Komandanti Forcës Detare’.
Dekreti është firmosur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Njoftimi i Presidencës:
Republika e Shqipërisë
Presidenti
Dekret për emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Detare
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa ‘c)’, e ligjit nr. 64/2014, ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,
Dekretoj:
Neni 1
Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA , me detyrë ‘Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes’, në Forcën Detare, emërohet ‘Komandanti Forcës Detare’.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13407
Tiranë, më 29.12.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Diskutime rreth kësaj post