Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijimin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.
Mësohet se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.
Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës, duke nisur kështu një tur takimesh më rrethe.
Diskutime rreth kësaj post