Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se më në fund po avancojnë punimet në ndërtimin e lotit II në aksin Korçë-Ersekë. Një aks i shumëpritur nga banorët dhe që pritet t’i japë më shumë perspektivë turistike kësaj zone. Për të inspektuar puneimet në këtë aks sot ka shkuar edhe ministrja Belinda Balluku.
Postimi i Ramës:
“Kantieri i rrugës Korçë-Ersekë, ku po avancojnë përditë punimet për ndërtimin e lotit II të këtij aksi të shumëpritur nga banorët, por edhe vizitorët që udhëtojnë drejt kësaj zone me plot potenciale
Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet.
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post