Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit, ku sipas një gjykate në Moskë Google nuk ka fshirë përmbajtje “ilegale” dhe prandaj u gjobit me rreth 98 milionë dollarë.
Një gjykatë në Moskë gjobiti Google me 7.2 miliardë rubla dhe arsyeja e dhënë nga gjykata është se kompania amerikane e internetit, ka dështuar në mënyrë të përsëritur që të fshijë përmbajtje që Rusia i konsideron të paligjshme.
Google tha se do të rishikonte vendimin dhe më pas do të vendoste për hapat e mundshëm.
Për herë të parë sasia e gjobës u bazua mbi një përqindje të caktuar të xhiros vjetore që Google gjeneron në Rusi gjë që rrit masën e gjobës.
Megjithatë gjykata nuk e specifikoi se sa e lartë është kjo përqindje.
Sipas llogaritjeve ajo është pak më shumë se tetë për qind.
Vlera e dënimit është rreth 98 milionë dollarë.
Qeveria e Moskës e ka shtuar presionin ndaj koncerneve të mëdha të teknologjisë këtë vit.
Kritikët e konsiderojnë këtë si një përpjekje të qeverisë për të kontrolluar internetin në mënyrë më strikte.
Ata kanë frikë se me këtë k**ërcënohet liria e individëve dhe e kompanive.
Në muajin shtator një gjykatë në Moskë dënoi Facebook-un me një gjobë rreth 245,000 euro.
Shërbimi online Twitter u gjobit me 58,200 euro, ku gjoba e tanishme ndaj Google arritur kështu dimensione të reja./DW
Diskutime rreth kësaj post