Numri 2 i PD-së, Enkelejd Alibeaj reagoi mbrëmjen e djeshëm në një emision televiziv edhe për çështjen e rrjedhjes së të dhënave të pagave për mijëra qytetarë shqiptarë.
Për Alibeajn, kjo çështje i mbivendoset asaj të “patronazhistëve” dhe sipas tij tregon se kishte një skemë të plotë nga ana e PS për të përdorur këto të dhëna për motive elektorale.
Alibeaj shtoi se përveç pagave mund të dalin dhe gjëra të tjera për publikun.
“Ishte një provë tjetër e rëndë që i mbivendoset asaj që ndodhi me patronazhistët. Nëse atëherë ishte për herë të parë dhe thonin janë publikuar të dhënat e Tiranës, tani janë publikuar të dhënat e të gjithë të punësuarve. Kjo tregon se ne kemi pasur të drejtë. Pra ka një skemë të mirëfilltë, të plotë nga ana e Partisë Socialiste, se ajo i përdori për motive elektorale dhe faktet po dalin dorë pas dore. Dhe nuk e di pse kam përshtypjen që dhe të tjera do të dalin pas kësaj”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post