Armando Broja rikthehet sërish në Londër, teksa pas golit ndaj Kristal Palas dy javë më parë, është gati të tundë rrjetën sërish, këtë herë në trasnfertën ndaj Uest Hemit të David Mojes.
Southampton do të përballet me londinezët nesër në orën 16:00 dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, është provuar titullar gjatë gjithë seancave stërvitore, edhe për faktin që Çe Adams është kthyer vetëm dje të stërvitet me grupin.
Vetë tekniku austriak i Sauthemptonit, ka pranuar se skuadra nuk ka probleme me pandemie dhe se ka punuar mirë për të përgatitur këtë ndeshje, ku do të kërkojnë të marrin pikë, për t’iu larguar sa më shpejt pjesës së poshtme të renditjes.
Armando Broja, ka shënuar katër gola në Premier League, në vetëm gjashtë ndeshje që ka luajtur si titullar, duke u shndërruar në sulmuesin më produktiv të Southampton, teksa tifozët po kërkojnë që drejtuesit të blejnë kartonin e tij nga Çelsi.
Diskutime rreth kësaj post