Big Mama la ditën e djeshme shtëpinë e “Big Brother” pas një debati të ashpër me Antonelën, e cila e akuzoi këngëtaren se e ka sharë serbisht.
Sherri i tyre përfundoi me ofendime dhe Big Mama vendosi të lërë shtëpinë, çfarë bëri që të anullohej dhe televotimi i mbrëmjes së djeshme.
“Më mirë të jesh e drejtë si unë se sa intrigante si Antonela. Ndoshta e kam gojën e pisët,e fyej por nuk i bëj intrigat që bën ajo. Asnjëherë nuk e kam sharë serbisht,nëse e shaj e shaj shqip. I gjithë populli shqiptar e di karakterin tim. Unë kam 20 vjet karrierë edhe e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe rri në këmbët e mia si zonjë”,- tha Big Mama.
Por ndërkohë, ky zhvillim u pasua nga aludime të shumta.
Një ndër të parët që reagoi ishte ish-fituesi i “BB” Anaid Kaloti, i cili publikoi një bisedë në llogarinë e tij në “Instagram” me një tjetër ish-fitues, Vesel Kurtishaj, që thoshte se e dinte që Big Mama do të dilte mbrëmjen e djeshme, sepse sipas tij, aq e kishte kontratën.
“Arditi si duket e ka marrë vesh por në live ke qenë dhe ti kur vura bast unë. Ai thoshte është finaliste, ndërkohë unë e dija që java 3 do rrinte”,- shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post