Donaldi dhe Beatrixa, nuk kanë folur pothuajse shumë pak me njëri-tjetrin, duke ngjallur dyshime se dyshja po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre.
Kjo mund të shihet gjatë provës javore, ku Beatrix qëndron larg Donaldit, gjithashtu edhe ky i fundit larg saj.
Ndërkohë, Beatrixa zihet me Sarën në rreshtin e parë teksa Donaldi nuk bën ndonjë reagim për të qetësuar situatën.
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, ata nuk luajnë koreografinë bashkë por afër kanë banorë të tjerë.
Donaldi shihet pranë Ilirit, kurse Beatrix afër Einxhel, Sarës dhe Beniadës.
Në vazhdimësi, derisa banorët diskutojnë për përfundimin e koreografisë, Beatrix shprehet: “Askush nuk më meriton”.
Ndryshe, nuk dihet nëse dyshja i janë hidhëruar njëri-tjetrit. Për çka bëhet fjalë, sigurisht se do e mësojmë në puntatën e radhës të “Big Brother”.
Diskutime rreth kësaj post