Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka paralajmëruar një p*rotestë tjetë kombëtare në datën 8 Janar 2022, ku Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të udhëheqë një p**rotestë kombëtare, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
“Data 8 janar do të jetë një p**rotesë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban”,-tha Berisha në fjalën e tij gjatë emisionit “Zonë e lirë”.
Më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën, në të kundërt kanë paralajmëruar se do të sillen si “përmbarues”.
Diskutime rreth kësaj post