Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se një shtet i huaj, mund të ketë lëshuar urdhër arresti për zv/kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Berisha tha gjithashtu, se Ahmetaj dhe Agaçi janë të dy të përfshirë te afera e inceneratorëve.
“Thuhet se ka mandat arresti nga një vend për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. është njeriu që i besoi Rama për t;’i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga Lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj“, u shpreh Berisha në “Zonë e Lirë”.
Diskutime rreth kësaj post