Sipas zakonit të përvitshëm, Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden, ishin duke pritur thirrjen festive për familjet me rastin e Krishtlindjeve.
Përmes një lidhjeje video nga Shtëpia e Bardhë, ata folën me një burrë i cili tha se quhej “Jared”, baba i katër fëmijëve.
Pasi bisedoi pak me fëmijët, pyeti se çfarë dhuratash kërkonin dhe më pas i kërkoi të flinin herët, zoti Biden shkëmbeu disa fjalë me babain, duke theksuar se të dy kanë djem të quajtur Hunter.
Në mbyllje të takimit, presidenti amerikan i uroi “Gëzuar Krishtlindjet” bashkëbiseduesit.
Ky i fundit i është përgjigjur” “Të uroj edhe ty Gëzuar Krishtlindjet” para se ta mbyllte me shprehjen “Let’s go Brandon” (Le të shkojmë Brandon).
“Le të shkojmë Brandon” u përgjigj zoti Biden, pa reaguar ndaj kësaj fraze të koduar, që në fakt do të thotë “F*uck you Biden”.
Ky fragment u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku disa përdorues lavdërojnë presidentin amerikan për qëndrimin që ai mbajti.
Por si lindi shprehja e koduar ‘le të shkojmë Brandon’?
Gjithçka filloi në fillim të tetorit, kur një reportere e NBC-së duke intervistuar shoferin e garës Brandon Brown pasi fitoi një qark NASCAR ngriti zërin për të mbuluar zhurmën nga tribuna: “Ju mund të dëgjoni zërat e turmës: (‘Let’s Go Brandon’) ».
Në fakt, turma e tjetërsoi thirrjen e reporteres dhe të gjithë bërtisnin: “F*uck you Biden!”
Gabimi, apo përpjekja e gazetares për të korrigjuar atë që po përhapej, u kthye shpejt në një slogan.
Përveç mbështetësve të Donald Trump, disa politikanë republikanë e kanë përdorur shprehjen ‘Let’s go Brandon’ që atëherë si një shprehje të kodifikuar ndaj Presidentit Biden.
Diskutime rreth kësaj post