Butrint Imeri dhe Don Xhon kanë publikuar bashkëpunim e tyre që po e prisnin të gjithë me padurim. “Corazon” titullohet kënga e tyre, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop. Muzika është realizuar nga producenti Çelik Lipa, teksa për tekstin janë kujdesur vet artistët. Djemtë vijnë si zemërthyer dhe i këndojnë “asaj”:
“Qysh s’po ta nin Veç niher me m’thirr”.
Teksa mes vargjeve i kërkojnë që të rikthehen te dashuria e vjetër:
“Hajde folum pak Hajde merrum me t’mire edhe kthehum prap”.
Ndërsa refrenin e dinim të gjithë përmendësh sepse dy artistët e kanë publikuar në rrjetet sociale dhe u fiksuam menjëherë:
“Na-na-nalu pak Kur t’marr me t’mire o nalu pak Corazón kush t’thirr nalu pak Hajde folum pak”.
Për 10 orë kënga ka arritur 472 mijë klikime dhe mbi 3.2 mijë komente dhe do jetë hiti i padiskutueshëm i dimrit.
Diskutime rreth kësaj post