Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka folur për “Ballkanin e Hapur”. Ai tha se kjo nismë nuk përfaqësonte Ballkanin pasi ky rajon nuk përbëhet nga 3 shtete. Duke shtuar më tej, Kurti shprehu mosdakordësinë mbi qëndrimin e Shqipërisë.
“Testi i së vërtetës është hapja e Serbisë për Kosovës. Ballkani nuk është vetëm tre shtete”, u shpreh Kurti gjatë intervistës.
Ndër të tjera ai theksoi se nuk pajtohet me qëndrimin e Shqipërisë për nismën ‘Ballkani i hapur’, por megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira.
Diskutime rreth kësaj post