Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një konferencë për mediat se drejtoresha e AKSHI-it, por edhe asnjë tjetër nuk ka përse të japë dorëheqjen për skandalin e daljes së listës së pagave. Ai tha se skandale të tilla kanë ndodhur edhe në Amerikë dhe nuk e ka kërkuar dhe nuk e ka dhënë njëri dorëheqjen.
Deklarata e Ramës:
“Që të jemi shumë të qartë, SHBA-së i dolën në rrugë të gjitha sekretet, nuk di të ketë pasur ndonjë dorëheqje. Kështu që tjetër është kur gjërat ndodhin si rezultat i një dështimi të sistemit ose si rezultat i një vepre sikur ishte rasti i të ndjerit Klodian Rasha dhe komplet tjetër kur gjendemi përpara sulmeve.
Dhe në të gjitha rastet, ka plot, as nuk ka ndodhur dhe nuk kam kërkuar t’i kërkohet ndonjërit dorëheqje, vetëm këtu është kjo dhe AKSHI nuk ka lidhje, është si t’i kërkosh dorëheqjen ministrit të Bujqësisë, sepse e-Albania nuk ka lidhje me sistemin e Tatimeve, sepse sistemi i tatimeve është tjetër dhe e-Albania është komplet tjetër” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post