Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me skandalin që ka shpërthyer në vendin tonë në lidhje me të dhënat e ID dhe të pagave. Rama iu ka kërkuar ndjesë qytetarëve dhe ka kërkuar hetime korrekte nga Prokuroria.
“Konkretisht ai ka kërkuar që të përgjigjen në organin e akuzës inspektorët e tatimeve, si ata që punojnë aktualisht dhe ata që janë larguar”.-tha Rama.
“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje që ngjan shumë më një sulm të brendshëm dhe jo të jashtëm”, shtoi kryeministri. Më tej, Rama theksoi se “ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete të mëdha, si në Rusi apo Britani të Madhe”.
“Thirrja ime për prokurorinë është që të hetoi, të hetoi të gjithë pa përjashtim, inspektorët e tatimeve, ata që aktualisht që punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë përjashtuar nga ky sistem. Por edhe ata që nga “Foltoret” e kuvendeve dhe anti-kuvendeve. Ngjan si infiltrimi i brendshëm më shumë se një sulm kibernetik“, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post