Deputeti i PD, Aldo Bumçi, foli për situatën aktuale në partinë më të madhe opozitare në vend. Ai u shpreh se anëtarësia e PD ka bërë në 3 momente që Basha të mos jetë më kryetar i partisë.
“Prodhuam formularët që i dorëzuam në PD me 4200 firma, një dokument me të dhënat e qytetarëve. Momenti i dytë ishte kuvendi i 11 dhjetorit, ku votuam rreth 4450 delegatë për shkarkimin e zotit Basha, duke mbushur stadiumin Air Albania. Momenti i tretë ishte referendumi i 18 dhjetorit, ku mbi 43 mijë anëtarë të PD votuan për të miratuar shkarkimin e Bashës”, tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post