Një skandal ka ndodhur me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e tyre, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identitetit dhe vendi ku ata punojnë.
Çështja u diskutua dhe ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top Neës. Enriko Ceko tha se qeveria shqiptare i detyrohet 10 mijë euro çdo personi të cenuar.
“Këtu bëhet fjalë për thyerje të sigurisë kibernetike, Qeveria shqiptare i detyrohet 10 mijë euro çdo të cenuari,” tha Ceko.
Ndërsa specialisti i IT, Gentian Progni, tha se kjo do të shkaktojë probleme psikologjike.
“Kanë nisur sherret: Pse ai paguhet më shumë, pse ai paguhet më pak
Kush po heton? Sa teknik është personi që po heton, sa merr vesh nga kjo punë, kush do e zbulojë? Ata që s’marrin vesh nga kjo punë,” tha Progni.
Diskutime rreth kësaj post