Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për të bojkotuar komisionin hetimor për inceneratorët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se, “bllokimi i këtij komisioni nga PS është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare”.
Deklarata e Bashës:
“Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve”, shkruan Basha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post