Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me lëvizjet që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha muajt e fundit, pas shpalljes non-grata nga SHBA.
Reagimi i Karas:
“Berisha ty per hakmarrje personale dhe per t’i derguar nje mesazh force dhe destabiliteti USA-s, stisi nje mosmarreveshje brenda vete PD-se, te cilen do t’i duhej t’a zgjidhte vetem nepermjet gjykatave dhe respektimit te ligjit.
Pa u shuar mire jehona e akuzave te State Department, lidhur me rolin e tij si minues i demokracise, ai sapo u dha te drejte akuzuesve te tyre, me shkeljet statutuore ne partine e tij, mosdergimin e ceshtjes ne gjykate, apilikimin e vetegjyqesise dhe perdorimin e krimit si permbarues te interesave te tij.
Ne shtetin e se drejtes, vetegjyqesia eshte nje nga armiqte me te medhej, por Berishes nuk i intereson kjo pike dhe as morali, por vetem rezultati.
Atij nuk i intereson hapja e dyerve ligjerisht, por vetem hapja e tyre, sepse tek narcisti i pakorrigjueshem, ligji dhe morali qendrojne vetem brenda tij dhe tek interesi i tij.
Prova si minues i demokracise se Berishes sapo u dha dhe ajo cfare aplikoi brenda partise se tij dhe perkundrejt ishbashkepunetoreve te tij, premton te aplikohet neser perkundrejt te gjithe shqiptareve.
Berisha nuk ndryshon, prandaj ngelet vetem te ndryshoje ligji qasje ndaj tij.”-shprehet Kara.
Diskutime rreth kësaj post