Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko e ka krahasuar referendumin e djeshëm të ish-kryeministrit Berisha me atë të viti 1996. Bejko shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin totalitar të tyre as sot pas 25 vjetësh.
Postimi i Bejkos:
“Askush nuk po e thotë se i ashtuquajturi referendum ishte si zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 ku qendrat e votimit mbetën vetëm me komisionerët e njërës palë dhe e dini vet se çfarë ndodhi me kutitë e votimit.
Pjesa tjetër, se si doli rezultati, është thjesht histori. Me që ra fjala, kush ishte në krye të vendit kur u zhvilluan ato zgjedhje?!Po kryetar i PD-së, kush ishte?!
Asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin totalitar të tyre as sot pas 25 vjetësh. I duan, o të gjitha, o asgjë! Flm Ramiz Alisë që na i la peshqesh”– shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post