Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli, një kompromis mes Berishës dhe Bashës do të sillte fundin e partisë.
Ai theksoi se kriza në PD mund të zgjidhet vetëm përmes krijimit të një ekipi të ri politik, pa Berishën dhe Bashën.
Deklarata e Kadillit:
“Shpresoj që pjesa dërrmuese të ketë pasur mundësinë të përthithnin mesazhin. Qëllimi i mesazhit ishte që demokratët të marrin një përgjigje per krizën. Kriza ka vetëm një zgjidhje: largmi i Bashës dhe përmbajtja e Berishës për të mos kandiduar. Ata janë të mundur, nuk është e arsyeshme që partia të çahet për egon e tyre. Duhet të përfshihemi në betejën për të krijuar një ekip të ri politik, të panjollosur…Do uroja që kurrë mos të kishte një kompromis mes tyre. Sot, PD është në udhëkryq, por ka qenë edhe më keq. Një marrëveshje mes të dyve është një vdekje për PD-në” tha ai për PD.
Diskutime rreth kësaj post