Presidenti i Serbisë Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të takohen nesër në Tiranë. Në të njëjtën ditë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër Vuçiç. Në orën 16:00, Berisha do të mbledhë mbështetësit e tij dhe do të zhvillojë një marshim nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë.
Në këtë protestë do të jetë i pranishëm dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Manjani shkruan se mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.
Ylli Manjani shkruan:
“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.
Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!
Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm!
Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.
Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë.
Do jem aty si qytetar, patjetër!“-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post