Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të mbledhur në pallatin e Kongreseve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ka përcjellë një mesazh anëtarëve.
Ai i falenderon për kontributin duke u kujtuar se e di që këto ditë nuk kanë qenë të lehta, pasi kanë qenë në pr*esion.
Basha thekson se duhet të vazhdojnë rrugën duke mirëkuptuar këdo që sot për shumë arsye ka mendime të tjera.
Mesazhi i Bashës:
“Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate! Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.
E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.
Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone.
Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames.
Mirenjohje dhe respekt per secilin prej jush!
Pershendetje te perzemerta,
Lulzim Basha”,shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post