Takimi i radhës i “Open Balkan”, pritet të mbahet në datat 21 dhe 22 Dhjetor në Tiranë, ku kësaj here pjesë e takimit përveç Këshillit të Atlantikut, do të jetë dhe Komisioni Europian.
Ditën e parë të takimit, do të bëhet pritja e delegacioneve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ku është parashikuar të mbahet një darkë zyrtare në një resort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.
Në darkë do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacionit “Shoqëri e Hapur”.
Ditën e martë takimi do të nisë në Pallatin e Brigadave, në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve, do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama.
Ekipeve të tre vendeve do t’u bashkohen dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely (online), drejtori i Ceftës, Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.
Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës.
Më pas do të vijohet me marrëveshjet për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.
Takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.
Diskutime rreth kësaj post