Nga Ylli Manjani:
Atëherë dukshëm Nuli ka humbur përfundimisht Partinë Demokratike. Ai sot kishte prezent jo më shumë sesa 200 delegatë zyrtarë të Kuvendit të PD. Diferenca prej 1500 personash në atë sallë ishin:
1. Familjarë të deputetëve dhe kryetarëve të partisë që i kanë mbetur Nulit.
2. Disa anëtarë të PD-së që ndjekin deputetët ose kryetarët.
3. Mbushës salle me pagesë, të ofruar nga “ustallarët” e blerjes së votave që u kontraktuan 48 orët e fundit…
Ndërsa 3300 pjesmarrës të tjerë që të bëhet numuri 5000, siç u deklarua janë thjesht virtualë. I ka parë në ëndërr Nuli përgjatë dremitjes. Se ai dihet, fle në këmbë jo më kur ulet.
Pra me 200 delegatë dhe rreth 500 anëtarë të PD, nuk mund të pretendosh më të mbash godinën e partisë. As për pallat se jep dot atë godinë me këto shifra.
Partinë jo e jo! Një sallë nuk krahasohet dot me një stadium. Aq më pak me një referendum.
Le pastaj të mendosh që ky fiton zgjedhje!!!
Ndërkohë, anëtarësia e PD ka dalë masivisht sot në referendum dukshëm kundër Nulit.
Sot zyrtarisht zoti Nul ska asnjë lidhje më me atë Parti.
Diskutime rreth kësaj post