Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë humbës në lagjen e tij në lidhje me referendumin që u mbajt sot për shkarkimin e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi videon e numërimit të votave në zonën nr.8 të kryeqytetit në Facebook.
Ish-lideri historik i PD-së shpalli lajmin e rezultatit të referendumit në këtë zonë të Tiranës.
Postimi i Berishës:
“Numerimi i çdo vote para mediave. Ky eshte standarti yne! Zona 8 eshte perla e referendumit, Basha humbet ne lagjen e tij. sb”-shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post