Që prej orës 08:00 të mëngjesit nisi referendumi i thirrur për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe duket se procesi i votimit është mbyllur në shumicën e qyteteve.
Raportohet se janë mbyllur qendrat e votimit në këto qytete: Lezha, Kukësi, Tropoja, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Divjakë, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec.
Mësohet se në Berat kanë votuar 524 nga 1943 anëtarë, pra 30%. Në degën e PD-së në Skrapar është mbyllur ndërkohë votimi dhe numërimi.
Kanë votuar 117 nga 232 anëtarë, 50%. Nga 117 votues, 116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.
Në bashkinë Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë, pra 14.4%. Edhe në qendrën e votimit të degës së PD-Poliçan ka përfunduar votimi e numërimi.
79 nga 228 anëtarë kanë votuar dhe mësohet se nga 79 votues, të 79 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës.
Në Pogradec numërimi i votave nxorri këto rezultate: 502 pro, 5 kundër, 3 të pavlefshme,
ndërkohë në Kolonjë 404 vota kanë rezultuar pro shkarkimit, 0 kundër, 0 të pavlefshme.
Diskutime rreth kësaj post