Beteja në Partinë Demokratike mes Berishës dhe Bashës, është kthyer në një betejë numrash, ku të dyja palët pretendojnë se kanë shumicën dhe kanë organizuar dy Kuvende.
Kuvendi i Lulzim Bashës, u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ku sipas Jemin Gjanës, në këtë Kuvend morën pjesë 5004 delegatë.
Kjo shifër është e pabesueshme, për faktin se salla e Pallatit të Kongreseve nuk mban as gjysmën e numrit të delegatëve të pretenduar nga Basha.
Sipas faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës, ajo sallë ka 2100 vende.
“Pallati i Kongreseve është 70 metra i gjatë dhe 18-23 metra i lartë. Salla kryesore ka një kapacitet prej 2100 vendesh. Ky pallat u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Gjatë regjimit komunist partia në fuqi organizonte këtu kongreset e saj. Pallati ka dhe 3 salla më të vogla me kapacitet prej 150, 280 dhe 300 vendesh, të dizenjuara si ambiente pune për takime, mbledhje, forume apo ngjarje të tjera si këto”, thuhet në faqen e Bashkisë.
Ndërsa Kuvendi i Sali Berishës, u mbajt në stadiumin “Air Albania”, ku sipas organizatorëve mbi 4400 delegatë votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Diskutime rreth kësaj post