Njësoj si në Kuvendin e 11 dhjetorit, edhe te Kuvendi i sotëm i 18 dhjetorit, demokrati Fatbardh Kadilli, është shprehur haptaz kundër Bashës.
Kadilli deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i PD se partia ndodhet në prag të ndarjes dhe se ka vetëm një mundësi që kjo të shmanget, të dorëhiqet Lulzim Basha dhe të mos kandidojë më për kreun e PD Sali Berisha.
Në fjalën e tij në Kuvendin e PD, Kadilli ia tha në sy Bashës së është një lider që nuk njeh asgjë tjetër përveç humbjes.
“Ju keni një kohë jo të vogël që gëlltisni gënjeshtra, iluzione. Iluzioni i parë se kriza nisi më 9 shtator. I keni harruar të gjitha ditët, muajt javët, betejat për të cilat konflikti ishte brenda. Lëvizja e Sali Berishës ndezi vetëm fitilin. Nëse duhet një datë për ngjarjen që e bëri krizën 4e PD të pashmangshme është data 26 prill, kur Lulzim Basha vendosi të mos japë dorëheqjen, por shpalli se do të vazhdojë të jetë në krye të PD”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post