Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendit e 18 dhjetorit, i thirrur nga Lulzim Basha, ku gjatë fjalës së tij, ai foli për “Berishizmin”, ku u shpreh se PD ka nevojë të bëjë një akt të madh historik, ndarjen nga “Berishizmi”.
Ai tha se “Berishizmi” sot është enverizmi i demokracisë.
“Partia Demokratike sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik. Ajo po pranon krizën e saj të identitetit. Ajo po pranon dhe duhet të bindet për këtë se identiteti i saj nuk mund të jetë identiteti i liderit gjë që ka ndodhur deri tashti me raportet e saj me Sali Berishën. Ajo duhet të ndahet nga Berishizmi siç u nda shoqëria nga Enverizmi! Çdo ndarje ka përmasën e saj të dhimbjes dhe trishtimit, por edhe farën e një fillimi të ri.
Pikërisht për këtë duhet thënë që në fillim se Berishizmi sot është enverizmi i demokracise. Me këtë nuk dua të them se ai është burimi i gjithë të këqijave, madje nuk dua ti mohoj asnjë meritë Sali Berishes për betejat që ai ka bërë, për cilesitë që ka shfaqur , për arritjet e tij në pushtet! Duke mos e mohuar per asnjë ҫast respektin dhe konsideraten intelektuale per Sali Berishen jam i shtrenguar të them se ai sot po s*ulmon trashigiminë e vet më të mirë. Madje po shkon aq larg sa ta kushtëzsojë jetëgjatësine e PD-së, opozitarizmit dhe të djathtës shqiptare me ciklin e vet politik madje dhe me atë biologjik.
Sali Berishes i shkonte per shtat pritja! Sali Berishës i duhej të sakrifikonte pak nga egoja e pakufishme për pushtet për të mos e ҫuar PD-në në këtë debat të egër vetshkatërrues. Ai duhej ta bënte këtë për mijëra e mijëra demokratë që e kanë ndjekur ndër vite, që e kanë mbështetur në ditë të vështira, që e kanë ngritur në majat e pushtetit që e kanë bërë kryeministër, president, që kanë sakrifikuar pa fund për të. Mbi supet e tij mund te rrinte edhe një akt kaq t**rondites si shpallja “non gratta” por jo, ai ndezi debate imagjinare me SHBA-të duke provokuar vokacionin pro amerikan të demokratve. Ai nuk la mundesi të madhengjeheshim e të perfshiheshim nga nostalgjia, na ndau sic ka bërë gjithmone, duke na vënë epitete të njohura.
Berishizmi në vetvete ka qënë e mbetet gjithmonë një perzierje e retorikes antikomuniste me format komuniste të veprimit e mendimit. Berishizmi nuk ka synuar kurrë dekomunistizimin e vendit. Autoritarizmi, kulti i individit, përdorimi i klientelës së tij kundër ligjit dhe oponentit, sovranizmi gati tribal në konflikt me aleatet tanë themelorë sa herë lëkundesh pushteti i tij, kompromentimi i kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut duke e orjentuar atë në duar oligarkesh, marginalizimi i të ish persekuturave politike e ish pronarve , debimi i intelektualve duke e shnderruar PD në parti të tipit Leninist sipas parimit partia është Berisha,Berisha është partia, gjuha e ashper asgjesuese dhe ҫuarja e vendit per tre here drejt konfilktit civil, kanë qënë anet e tij negative.
PD kontribuoi të shembej sistemi komunist por sjelljen komuniste e mbajti të gjallë brenda saj, duke promovuar jo pak , friken, servilizmin, nënshtrimin, spiunllekun e në shume raste paaftësinë. Ajo lejoi vesin vesin për hir të kontrollit, i beri te vetet hajdutet dhe spiunet per ti shantazhuar sa me lehte. Kjo është një ndarje e vështirë sepse është dominuese në 30 vjet, ky është modeli sundues i politikes sonë me rrënjë historike e kulturore.
Prandaj nëse Lulzim Basha dhe ne demokratët e PD-së duam t’ja ndryshojmë kursin kesaj partie , duke e orientuar drejt së nesërmes nese të gjithë së bashku duam të rikthehemi sërish fitues, duhet ta tejkalojmë, pse jo ta rishpikim vetveten, ta rikoncëptojmë ofertën tonë për shoqërinë, ta rigjejmë misionin tonë politik e shoqëror.
Vete zoti Basha, duhet ta gjykoje ne menyre kritike shkollen ku u formua si politikan, ambjentin me te cilin bashkejetoi, format e të drejtuarit e të bërit politike. Vete Lulzim Basha e ka jetike ti japë fund modelit politik të promovuar nga Sali Berisha dhe nen ndikimin apo presionin e tij edhe nga vete ai, modelit që kultura politike e PD dhe ajo shqiptare imponon , model që anon nga arroganca, narcizmi, moskonsiderimi dhe autoritarizmi, ku lideri është gjeni i cili posedon arsyet rracionale ndersa qytetaret turma qe duhet të binden.
Në këtë kontekst PD duhet të kthehet në parti e rregullave dhe mundesive, pa shpikur gjera jashtetokesore por të ndjeke modelet e partive popullore europiane, të cilat sanksionojnë garen për çdo gjë e per kedo!
Në statutin e Partisë Demokratike duhet të shkruhet me germa kapitale se kush humbet zgjedhjet e certifikuar nga OSBE-ODIR, largohet pa ndoshta e sikur po kaq ata të cilet për arsye meskine brenda partisë punojnë që të dështojë lidershipi dhe projekti i përbashkët!”, tha Gjekmarkaj..
Diskutime rreth kësaj post