Një ditë para spektaklit, Ana Gjebrea ka rrëfyer emocionet e pjesëmarrjes në Festivalin Evropian të Këngës për fëmijë, ku vajza e moderatorit Ardit Gjebrea u shpall fituese e “Festivalit të Fëmijëve”, dhe do të interpretojë këngën “Stand by you”.
Eurovisioni për fëmijë do të mbahet më 19 Dhjetor në Paris dhe Ana po bën përgatitjet e fundit para konkursit.
Sot ajo ka dhënë një intervistë për TV Klan ku është shprehur se kjo eksperiencë për të është pozitive dhe se nuk ndihet aspak e stresuar.
“Po kjo është një eksperiencë ndryshe, nuk mund të them që është e njëjta gjë si më përpara, kjo është domethënë dhe garë, gara ime e parë por e kam marr me qejf dhe nuk kam stres”, ka rrëfyer Ana.
Diskutime rreth kësaj post