Luftar Paja i bën nder skenës së teatrit “Bylis” në Fier, ndaj dhe fierakët e pritën mirë, dhe zgjodhën ditëlindjen e 80 të humoristit të madh për të kremtuar edhe 50 vjetorin e Teatrit “Bylis” të Fierit.
Ceremonia e zhvilluar në Teatër, u ndoq me sallën mbushur plot me artdashës, por edhe personalitete të skenës, ardhur enkas për festimet e veçanta.
Gjithë aktiviteti nisi me homazh për të gjithë ata artistë fierakë, që janë larguar nga jeta, ndër të cilët, spikati në mënyrë të vecantë artistja e madhe Hajrie Rondo dhe homazhi për të.
Më vonë në skenë, nëpërmjet skeceve, u ngjit Gaz Paja, I veshur dhe imitues perfekt si Luftar Paja, aq sa edhe spektatorët, që shpërthyen në të qeshura, e kishin të vështirë ta dallonin, për shkak të timbrit të zërit aq të ngjashëm që kishin babë e bir.
Gjithsesi, skecet e ideuara nga I përhershmi Pëllumb Kulla që kishte ardhur enkas nga Amerika për këtë ditëlindje të vecantë, u duartrokitën gjatë nga publiku.
Dhe Fieri e vlerësoi siç i kishte hije Luftar Pajës. I cili në fund, mori duartrokitjet e të gjithëve dhe luajti edhe pjesën e vet në teatër. Edhe 100 mjeshtër i madh i humorit.
Diskutime rreth kësaj post